Gjermania raporton shpërthim të gripit të shpezëve

Gjermania ka raportuar shpërthimin e virusit shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë shpezësh në Schleswig-Holstein, raportoi sot Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH).
Virusi u zbulua në një tufë prej 2.800 pulash në qytetin Schenefeld dhe vrau 100 mijë shpezë, raportoi WOAH, duke cituar një raport nga autoritetet gjermane.
Gripi i shpezëve zakonisht përhapet midis shpezëve në Evropë në fillim të vjeshtës, transmeton KosovaPress.
Qeveritë dhe fermerët kanë frikë nga përhapja e sëmundjes, e cila vitet e fundit ka shkatërruar kopetë në të gjithë botën, ka ndërprerë furnizimet dhe ka rritur çmimet e ushqimeve, me një rrezik në rritje të transmetimit te njerëzit.