Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in
Sot, në Konferencën e Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, i ngarkuari me punë i Ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, riafirmoi mbështetjen gjermane për KFOR dhe NALT (“NATO Advisory and Liaison Team” – Ekipi këshillues dhe i ndërlidhjes i NATO-s).
“Ushtarët tanë luajnë një rol jetik në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Angazhimi i tyre është një simbol i fuqishëm i paqes dhe bashkëpunimit në Evropë. Ne shprehim falënderimet tona më të sinqerta për të gjithë ata që shërbejnë në këto misione për përkushtimin dhe shërbimin e tyre, thuhet në njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

