75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Z S

Gjermania: Serbia po shkel obligimet e dialogut me projektligjin për Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë shkel detyrimet e saj të Dialogut të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në ‘’X’’ MPJ gjermane i ka kërkuar Serbisë të rishqyrtojë vendimet e marra

“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale shkel qartë detyrimet e saj të Dialogut.I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”. thuhet në reagim.

Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/