Gjermania shënon ditën e dytë me një rritje të vogël të infektimeve

Gjermania ka regjistruar 2,237 raste të reja pozitive gjatë ditës së kaluar, treguan shifrat zyrtare të mërkurën. Numri i përgjithshëm zyrtar i të infektuarëve tani është 145,694, megjithëse rreth dy të tretat e tyre tashmë janë rikuperuar.
Rritja ditore shënoi një ditë të dytë radhazi të infeksioneve të reja paksa në rritje.
Në fillim të kësaj jave, vendi lehtësoi disa nga masat e tij të bllokimit, duke lejuar që dyqanet më të vogla të hapeshin dhe disa shkolla të rinisnin.
Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 281 duke shkuar në 4,879 në total.