08:20 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

Gjermania shënon mbi 14.000 raste me COVID-19 për një ditë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24-orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 14.419 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 815.746.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 267 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të të vdekurve nga pandemia shkoi në 12.814.

Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është ndr shtetet evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.