Gjermania me 18 mijë raste me Covid-19, gjatë 24-orëve

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24- orëve, në Gjermani, janë shënuar 18.487 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 705.687, shkruan “The Guardian”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 261 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 11.767.
Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është ndër shtetet evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.