75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjermania shënon rritje të numrit të rasteve ditore me pandeminë Covid-19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24-orëve të kaluara, në Gjermani, janë shënuar 1,499 raste të reja të koronavirusit. Një ditë më parë u regjistruan 814 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 252.298 shkruan “The Guardian”.

Gjatë 24-orëve të kaluara, u regjistruan edhe katër viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re shkoi në 9.329.

Gjermania është ndër shtetet me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur paketën financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.