23:35 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Gjermania shtyn mbylljen e vendit deri në 14 shkurt, maska e detyrueshme

Gjermania zgjat kufizimet për shkak të pandemisë COVID, ku do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt, ndërsa bën të detyrueshme në rrugë dhe ambientet publike edhe mbajtjen e maskës mjekësore.

Kufizimet ekzistuese ishin në fuqi deri në fund të janarit, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka deklaruar zgjatjen e kufizimeve deri më 14 shkurt për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Shumica e dyqaneve dhe shkollave do të mbeten të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 11 834 raste të reja dhe 1091 viktima. Ndërsa në total që nga fillimi i pandemisë janë shënuar mbi 2 milionë raste pozitive dhe  mbi 49 mijë viktima.