Gjermania skeptike për ndryshimin e kufijve
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar dhe ai do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.
Por, ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve.
Schieb për gazetën serbe “danas” ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka sjellë njëfarë përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët në Serbi e Kosovë.