23:12 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjermania sot regjistroi 1,378 infektime të reja me Covid

Së fundmi, Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,378 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 256,334.

Duhet theksuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar dy viktima me covid në gjermani dhe se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi është 9,411 persona.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Shengen.