Gjermania s’po e ‘nguc’ veç Kosovën, ia merr Anglisë talentin që shënoi mbrëmë në UEFA Champions

Jamal Musiala është futbollisti i talentuar që i ka thënë “PO” Kombëtares së Gjermanisë.
17-vjeçari e ka “tradhtuar” Anglinë dhe ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e tij të lindjes edhe pse ka paraqitje me Kombëtaren e Anglisë në grupmoshat U21 dhe U17, shkruan IndeksOnline.
Musiala ka lindur në Stuttgart të Gjermanisë, por në moshë 7-vjeçare ai u largua me nënën e tij për në Angli. Aty kaloi tërë fëmijërinë, duke u regjistruar më pas edhe në Akademinë e Chelseat.
Në vitin 2019, Musiala u transferua në Bayern Munchen, ku ka bërë afro 20 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.
Talenti ka shënuar mbrëmë në UEFA Champions League në ndeshjen ndaj SS Lazios.
Kujtojmë se Gjermania është në “luftë” edhe me Kosovën për sulmuesin e Salzburgut, Mergim Berisha../IndeksOnline/