Gjermania vazhdon fuqishëm përkrahjen e Kosovës, ambasadori Ajeti takohet me kryetaren e Bundestagut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti së bashku me bashkëpunëtoren. Valëza Oruqi, zhvilluan një takim me kryetaren e #Bundestagut gjerman Bärbel Bas.

“Gjatë bisedës diskutuam mbi punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës 🇽🇰, si në aspektin e brendshëm ashtu dhe në sferën e politikës së jashtme dhe të perspektivës euroatlantike.
Gjithashtu, shkëmbyem vështrime dhe opinione mbi situatën politike dhe atë sigurisë në rajonin tonë, ndaj agresionit në Ukrainë dhe mbi sfidat me të cilat po përballet siguria evropiane. Informuam Kryetaren Bas për procesin e liberalizimit te vizave, aplikimin e djeshëm të Kosovës në Këshill të Evropës dhe synimin tonë për t‘u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Ne vlerësojmë marrëdhëniet tradicionale dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me të cilin shtet mik ndajmë të njëjtat vlera”, është shprehur ai. /Indeksonline/