75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjermania vazhdon masat e kufizimit deri më 3 maj, shkollat nisin të hapen me 4 maj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë vendim që rregullat për distancim shoqëror që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të mbeten deri të paktën me datën tre maj.

Por Merkel tha se disa prej dyqaneve do të mund të hapen javën e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Merkel në një konferencë për media tha se masat sollën një “sukses të brishtë” të ndërmjetëm në luftën kundër koroanvirus.

Ajo poashtu shtoi se qeveria gjermane ka rekomanduar që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën gjatë blerjes dhe transportit publik dhe që shkollat në të gjithë vendin do të lejohen të hapen gradualisht, duke filluar nga 4 maj./Indeksonline/