09:31 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / A K

Gjermania zgjedh përsëri një grua në krye të parlamentit

Për herë të tretë Bundestagu gjerman do të drejtohet nga një grua. Ajo është Bärbel Bas politikania e SPD-së e cila mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefshme, ndërsa 90 deputetë votuan kundër.

Bärbel Bas (lindur më 3 maj 1968) ajo ka qenë deputete e Bundestagut gjerman që nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe ka qenë nënkryetare e grupit parlamentar të SPD nga shtatori 2019 deri në tetor 2021. Ajo i përket të majtës parlamentare.

Bärbel Bas vjen nga një familje e madhe; ajo ka pesë vëllezër e motra. Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka punuar si praktikante në një kompani të sigurimeve shoqërore. Nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka përfunduar trajnimin me kohë të pjesshme për t’u bërë administratore biznesi në sigurimet shëndetësore.

BAs u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për të gjithë”. Ajo kërkoi që politikanët të jenë më afër qytetarëve dhe një politikë më të besueshme.

Kjo seancë shënoi edhe fillimin e fundit të mandatit të kancelares Angela Merkel, pasi socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët tanimë kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit të ri qeveritar.