75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / B O

Gjermania zgjohet me shpresë, nafta bie për 17 cent, benzina 35 cent më lirë

Qytetarët në Gjermani janë zgjuar më me shpresë sot. Heqja e akcizës nga autoritetet gjermane për derivate ka bërë që të ulen çmimet e tyre ndjeshëm.

Mesatarisht 17 cent është shifra e rënies së naftës në pompat e derivateve në Gjermani, ndërsa benzina ka rënë për 35 cent, shkruan Indeksonline.

Aktualisht çmimi i litrës së naftës në Gjermani po sillet nga 1.97 deri në 2.01, ndërsa i benzinës nga 1.99 deri në 2.03.

Rënia e çmimeve ka bërë që zvicranët e holandezët të mësyejn më të madhe mbushjen e veturave me derivate në qytetet afër kufijve të tyre.

Masat e marra nga shteti gjerman do të zgjasin deri me 1 shtator, koha kur shumica e qytetarëve pritet të kryejn pushimet./Indeksonline/