75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / SH

Gjermania e emëron një turk si shef të inteligjencës së brendshme të vendit

Gjermania i ka besuar një turku një nga pozitat më të rëndësishme të sigurisë në vend. Sinan Selen do të emërohet sot si shef i agjensisë së inteligjencës të brendshme të vendit.

Kjo do të jetë hera e parë që një emigrant do të jetë drejtues i një institucioni gjerman të sigurisë.

Selen, 53 vjeç, aktualisht duke shërbyer si zëvendëspresident i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) që nga janari 2019, do të marrë përsipër agjencinë me 4,200 punonjës./Indeksonline/