Gjest human i infermierit Shpend Rushiti, i ofron ndihmë një qytetari të përfshirë në aksident

Sot, rreth orës 13:40, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në udhëkryqin e fshatit Konjuh – Lipjan, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rastësisht, në vendin e ngjarjes kanë kaluar infermierët e Spitalit të Ferizajt, Shpend Rushiti dhe Albin Haziri, bashkë me doktorët Albin Haziri dhe Vigan Tahiri, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore.
Më pas, në vendngjarje ka arritur autoambulanca, e cila ka transportuar të lënduarin për trajtim të mëtejmë mjekësor në Spitalin e Prishtinës.