Gjest aspak i mirë nga tifozët e KB Vëllaznimit, thyejnë ulëset dhe i hedhin në drejtim të kundërshtarëve
Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.
Tifozët mysafir nga Gjakova që kishin udhëtuar në Rahovec kanë thyer disa ulëse të tribunave dhe i kanë hedhur ato në drejtim të kundërshtarëve, shkruan Indeksonline
Në palestrën “Mizahir Isma” kishte një numër të madh të tifozëve mysafir që kishin udhëtuar për ta përkrahur skuadrën e zemrës.
Por, ata u larguan nga tribunat për shkak të problemeve që filluan t’i bënin. Hedhja e gjësendeve në fushë dhe në drejtim të tifozëve vendas, ka bërë që policia t’i largojë ata nga palestra.
Pamje:

