Gjest fantastik! Djaloshi dhuron kursimet për klubin e Vllaznisë së Pozheranit
Një veprim i rrallë dhe mjaft domethënës ka ardhur nga mërgata shqiptare në Zvicër. I riu nga Pozherani, Afrim (Egzon) Rama, ka vendosur të dhurojë kursimet e tij personale për KF Vllaznia e Pozheranit, duke dhënë një shembull të fuqishëm për mbështetjen e sportit vendor.
Shuma prej 263.10 euro, e grumbulluar me përkushtim nga vetë ai, i është dorëzuar kryetarit të klubit, Halit Alidema, shkruan Indeksonline
Ky gjest simbolik vjen si dëshmi e lidhjes së fortë që komuniteti i Pozheranit dhe veçanërisht mërgata ruan me klubin e tyre të zemrës.
Ky veprim nuk përfaqëson vetëm një ndihmë financiare, por edhe një mesazh të qartë për solidaritet dhe angazhim qytetar, duke inkurajuar të tjerët që të kontribuojnë sipas mundësive për zhvillimin dhe vazhdimësinë e klubit./Indeksonline/

