Gjest fantastik i Gundogan, dërgon ushqim për Ramazan në Indonezi

Ilkay Gundogan, ylli i Manchester Cityt ka bërë një gjest brilant gjatë muajit të Ramazanit.
Futbollisti turk që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë ka dërguar 3000 pako ushqimore në Indonezi, shkruan IndeksOnline
Lojtari ra në kontakt me disa shoqata bamirëse dhe dërgoi ushqim si dhe fanella futbolli për njerëzit që janë duke agjëruar./IndeksOnline/