75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 10 Gusht 2025 / G T

Gjest fantastik nga Dortmundi, ftoi Hummelsin për të luajtur ndeshjen e fundit në karrierë

Nuk kishte kontratë me asnjë ekip, skuadra e Borussia Dortmundit e ftoi Mats Hummelsin për të luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrierë. 

Hummels startoi ndeshjen ndaj Juventusit si kapiten dhe pastaj u zëvendësua mes duartrokitjeve nga tifozët në “Iduna Park”. 

36-vjeçari te BVB-ja kishte luajtur 14 sezone, kurse karrierën e vazhdoi edhe te skuadrat, si: Bayern Munchen dhe Roma.

Kujtojmë që ndeshjen miqësore mes Dortmundit dhe Juventusit e fitoi skuadra italiane me shifrat 1:2./Indeksonline/