Gjest heroik në Bundesligë – referi ia shpëton jetën futbollistit të Mainzit

Të dielën, protagonistë në ndeshjen Mainz-Augsburg nuk ishin futbollistët por referi i ndeshjes.
Jo për ndonjë gabim, por për shkak të gjestit heroik që bëri, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 20-të futbollisti i Mainzit, Taiwo Awoniyi, gjatë një dueli ra në tokë pa ndjenja. Reagimi i referit gjerman, Marco Fritz bëri që futbollisti të shpëtonte nga vdekja.
Taiwo u detyrua të shkonte në spital pas këtij momenti të frikshëm.
Ky veprim i Fritzit është duartrokitur nga futbolldashësit në Gjermani./Indeksonline/
