Gjest human, Bes Kallaku lë vetën zbathur, i dhuron këpucët një të prekuri nga tërmeti
Aktori i njohur shqiptar Bes Kallaku, edhe njëherë ka treguar anën e tij humane.
Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet një gjest mbresëlënës i aktorit, i cili zbath këpucët e tij për t’ja dhuruar një burri që pas shembjes nga tërmeti, po qëndron në tendat e ngritura në Thumanë, shkruan Indeksonline.
Ai me këtë gjest, dhe me mbështetjën që u ka dhënë gjatë gjithë ditës banorëve të prekur nga tërmeti, u ka kthyer sado pak buzëqeshje atyre në këto momente të vështira që po kalojnë.
Kujtojmë që Bes Kallaku njihet si një bamirës i madh dhe nuk ka se si të mungoj në këto ditë të vështira, pranë banorëve të prekur. /Indeksonline/