20:42 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Gjest human i Capital T, i gatshëm të paguajë shpenzimet e funeralit të 20 vjeçarit që u vra në Velipojë

Pas një përleshje me armë zjarri, mbrëmë ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar në Velipojë.

Kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë, pasi për të ishte dita e parë e punës por edhe e fundit e jetës së tij, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Instagam, Capital T si shpesh herë hapi zemrën duke u dalë në ndihmë të tjerëve.

Ai u shpreh se është i gatshëm t’i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm t’i shkruaj dikush nga familjarët në mesazh.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/