75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 07 Janar 2025 / L A

Gjest i bukur nga Güler, shkëmben fanellën me lojtarin e Ligës së Katërt spanjolle

Mbrëmë Real Madridi mposhti bindshëm Deportivo Mineran në Kupën e Mbretit.

Pas ndeshjes mesfushori turk, Arda Güler, bëri një gjë që nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë ndeshje në futbollin spanjoll.

Turku, kishte shkëmbyer fanellën e tij me lojtarin e Deportivo Mineras, Omar Perdomo, i cili nuk e priste këtë gjë.

Në këtë ndeshje Güler, pa dyshim ishte lojtari më i mirë ku i cili kishte shënuar dy gola në fitoren e thellë 0-5 të Realit ndaj Deportivo Mineras./IndeksOnline/