75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

Gjest i madh nga presidenti i Forestit, i paguan shpenzimet e tifozëve për ndeshjen ndaj Fenerbahçes

Presidenti i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis ka bërë një veprim për t’u duartrokitur.

Kjo pasi që greku, ka vendosur që të paguajë shpenzimet për tifozët e klubit, teksa do të udhëtojnë për Stamboll për ndeshjen e play-offit të Ligës së Evropës ndaj Fenerbahçes.

Tifozët e Nottingham Forest që udhëtojnë për ndeshjen jashtë fushe kundër Fenerbahçes duhet të përdorin autobusë të caktuar nga klubi për të arritur në stadium.

Marinakis ka mbuluar koston e plotë, kështu që mbështetësit nuk do të paguajnë tarifa shtesë udhëtimi, që arrin shifrën e 53 mijë paundëve.

Ndeshja midis Fenerbahçes dhe Nottingham Forestit, zhvillohet të enjten e ardhshme në “Şükrü Saracoğlu”./IndeksOnline/