Gjest i madh nga trajneri i Brentfordit, shkon për t’i përgëzuar lojtarët e Macclesfieldit
Aventura e Macclesfield Town në “FA Cup” ka përfunduar.
Ata u eliminuan nga Brentfordi me rezultat minimal 0-1, dhe ishte një ecuri për t’u kujtuar për skuadrën e ligës së gjashtë angleze.
Pas ndeshjes trajneri i Brentfordit, Keith Andrews shkoi në zhveshtoret e tyre për t’i uruar për performancën e tyre gjatë këtij edicioni.
Macclesfield, bëri bujë të madhe ku eliminoi kampionin në fuqi të “FA Cup”, Crystal Palace./IndeksOnline/

