Gjest i madh sportiv, tenisti mahniti të gjithë me këtë veprim (Video)
Tenisti bullgar, Grigor Dimitrov ka bërë një gjest tejet sportiv në përballjen e sotme ndaj britanikut, Kyle Edmund.
Dimitrov e ndali lojën në momentin kur rivali i tij u rrëzua duke pësuar lëndim.
Në momentin kur shumë nga kundërshtarët do të prisnin dorëzimin e meçit, Dimitrov e kaloi rrjetën për të ndihmuar rivalin e tij.
Madje ai e kapi atë deri tek stafi mjekësor. Meçi vazhdoi më pas për të fituar në fund bullgari me rezultat 2-1 në sete./Indeksonline/