75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjest i mirë i fëmijëve parashkollor, shesin ëmbëlsira për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë me lekemi

Institucioni parashkollor “Buzëqeshja” në bashkëpunim me Organizatën “Care for Kosovo Kids” kanë organizuar sot një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të grumbulluar mjete për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer dhe me leokemi.

“Ju bleni ushqimet tona, në ndihmojmë fëmijët me leokemi”, ishte motoja e fëmijëve të cilët me buzëqeshje shërbenin ëmbëlsia për qytetarët, raporton Indeksonline.

Prindërit e fëmijëve parashkollor kishin përgatitur ëmbëlsirat ndërsa bashkë më fëmijët i kanë shitur ato për të grumbulluar para.

“Organizata “Care for Kosovo Kids” vepron në Kosovë që nga viti 2016 ndërsa është furnizuese e QKUK-së me medikamente për fëmijët me leokemi./Indeksonline/