75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / k.v

Gjest i mirë i ish-ushtarit të UÇK-së, e bën me shtëpi të re familjen nga Mleqani

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, tani afaris i suksesshë në Gjermani, Albert Bucolli, duke e parë jetën e vështirë të familjes Kryeziu nga Mleqani i Malishevës, ka marrë një iniciativë për t’i dalë në ndihmë për ndërtimin e një shtëpie.

Ai kohë më parë ka dëgjuar se familja Kryeziu është duke u ballafaquar me situatë jo të mirë ekonomike dhe shëndetësore, prandaj edhe kohë më parë e ka mbështetur me mjete materiale.

Bucolli e ka kontaktuar edhe kreun e Bashkësisë Islame të Drenasit, Valon Bequkin, nga i cili ka kërkuar të interesohet më shumë për gjendjen sociale të kësaj familjeje.

Më pas Bequku, pasi ka marrë interesimin e Bucollit, e ka njoftuar Shoqatën Bamirëse “Bereqeti”, së cilës i kë bërë me dije se kësaj familjeje po i ofron ndihmë afaristi Bucolli.

Pasi janë njoftuar se kjo familje, për shkak të gjendjes së rëndë sociale, ballafaqohet edhe me mungesë të shtëpisë, mërgimtari Bucolli ka vendosur t’ia ndërtojë edhe shtëpinë. Bucolli i ka njoftuar bashkatdhetarët në mërgim, kurse Valon Bequku ata në Kosovë për këtë ide humanitare, dhe bashkërisht i janë bashkëngjitur kësaj ideje për ta ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë.

VIDEO