75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / k.v

Gjest i mirë i mërgimtarëve/ E shfrytëzojnë Badocin, por të njëjtën kohë edhe e pastrojnë zonën nga mbeturinat

Mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në vendlindje nga vende të ndryshme të botës, i kanë dhënë hijeshi Kosovës.

Disa prej tyre, që kanë ardhur nga Londra e kanë shfrytëzuar liqenin e Badocit për tu argëtuar, por të njëjtën kohë edhe e kanë pastruar zonën përreth.

Në disa foto që janë postuar në rrejtët sociale shihen qeset e bërllokut të mbledhur nga Dini Kqiku me familjen e tij.

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë Badocin për të pushuar, ta ruajnë ambientin.

Shembuj si ky duhet përshëndetur për ta pasur një Kosovë të pastër./IndeksOnline/