Gjest i mirë i profesorit Uka/ Paratë nga shitja e librit i dhuron për fëmijët e prekur me sindormën Down

Profesori universitar i psikologjisë, Fitim Uka javë më parë botoi librin e tij “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”.
Libri ka zgjuar interesim të madh të lexuesit por përtej kësaj, një pjesë e fondeve nga shitja e tij, deputeti Uka i ka dedikuar për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, shkruan IndeksOnline.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shoqata.
Statusi i plotë.
Teoria Dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm, një libër nga autori Fitim Uka i dedikuar për nënën e tij “Nanës, Shpirtit të Saj Të Bardhë”.
Ky libër me dedikim të veçantë mbështet kauzën e shoqatës tonë, mjetet financiare në vlerë 750 euro nga shitja e librit autori Fitim Uka i dhuron Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Faleminderit Profesor Fitim Uka që vlerësoni punën tonë dhe e mbështetni atë.
Nga komuniteti me sindromë Down faleminderit nga ❤️
