Gjest i mirë, katër fëmijë gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në Polici

Katër të rinj- fëmijë e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm e kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri.
Ky gjest i mirë, është raportuar dje me datën 25 gusht 2021, rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”.
Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm./Indeksonline/