75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 19 Maj 2022 / OSH

Gjest i mirë, qytetari në Klinë e shpëton qenin që po mbytej në pishinë

Një qytetar i komunës së Klinës sot ka bërë një gjest për t’u lavdëruar, shkruan IndeksOnline.

Ai gjersa ishte duke lëvizur ka vërejtur se një qen ishte duke u mbytur në një pishinë në qendër të qytetit.

I njëjti në një video shihet se ka ndihmuar kafshën që të dilte nga uji.

Ai shihet të ketë kapur qenin me dy duart që ta largonte nga pishina ku kishte ngecur.

Qytetarët e kanë përgëzuar për këtë veprim.

“Bravo të qoftë”, dëgjohet të ketë thënë një qytetare.IndeksOnline/