75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / AR

Gjest i mirë/ Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për viktimat e uraganit në Florida

Taylor Swift ka dhuruar 5 milionë dollarë për të ndihmuar zonat e prekura nga uraganet “Helena” dhe “Milton”.

“Ne i jemi tepër mirënjohës Taylor Swift-it për dhurimin e saj prej 5 milionë dollarësh”, shkroi drejtoresha ekzekutive e Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Ky kontribut do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe rikuperohen, duke ofruar ushqim bazë, ujë dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese”, shtoi ajo.

“Faleminderit, Taylor, që qëndroni me ne dhe ndihmoni komunitetet në nevojë”, tha ajo./Indeksonline/