75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjest i mrekullueshëm, Bernardo Silva ia dhuron çmimin “Lojtari i Ndeshjes” Fodenit

Manchester City arriti sot ta mposht Tottenhamin me rezultat 1:0, duke bërë një hap gjigant drejt titullit të Premier Ligës. Golin e vetëm e shënoi Phil Foden.

Lojtari i kësaj ndeshje u zgjodh Bernardo Silva por ai refuzoi ta marr këtë çmim.

Gjatë pranimit të çmimit, Silva tha se nuk e dëshiron çmimin dhe se dëshiron të ja dhuroi bashkëlojtarit të tij, Foden.

“Dëshiroj të ja dhuroj Philit, mendoj se ai e meriton. Ai është i ri dhe është një lojtarë fantastik.”, tha Silva. /Indeksonline/