10:56 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjest i mrekullueshëm i Bernard Berishës, dhuron 1 mijë euro për shërimin e Harunit

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka bërë një gjest tejet human.

Ai ka dhuruar 1 mijë euro për vogëlushin Harun Brahimi që vuan nga një sëmundje e rrallë.

Berisha të hollat për Harunin e vogël i ka dërguar përmes deputetit Labinot Tahiri i cili  është duke u marrë me mbledhjen e tyre.

“E pashë që e ke marrë iniciativën për atë djalin inshalla Zoti e shëron, rast shumë i rëndë. Unë para 1 muaji jam bërë për herë të parë baba e kur e pash nuk mujta me u rahatu. Më trego në cilin emër desha t’i dërgoj 1000 euro”, thuhet në mesazhin e Berishës, dërguar Tahirit.

Një vjeçari, Harun Brahimi vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur ‘Hipotoni’, që ndryshe njihet edhe si fëmijët me SMA. /Indeksonline/

Image may contain: text
Image may contain: 4 people, people sitting