19:26 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjest i pahijshëm nga Dafina Zeqiri, bashkë me fëmijët ngrisin gishtat e mesit

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, me këngët e saj ka arritur të zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Taynën, me titull ‘Bye Bye’ është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndërsa Duffy, së fundmi ka paralajmëruar projektin e ri muzikorë që pritet ta lansojë.

Së fundmi ajo ka publikuar pamje, që me gjasë janë nga videoklipi që pritet ta shoqëroj këngën më të re.

Aty vërehet një gjest mjaft i pahijshëm nga ajo, kur në një rast së bashku me disa fëmijë të moshës së re ngrisin gishtat e mesit.

Kujtojmë që ajo pak orë më parë kishte paralajmëruar ardhjen e projektit të ri. /Indeksonline/