22:14 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjest i pahijshëm nga tifozët ‘Kuq e Zi’, godasin Etrit Berishën

Në këto momente po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë në “Loro Boriçi”, ku mysafirët janë duke shënuar fitore me rezultat 0-2.

Këtë rezultat duket se nuk e kanë pritur mirë Tifozët ‘Kuq e Zi’, transmeton Indeksonline.

Pasi pësuan golin e dytë, tifozët e goditën me shishe portierin e kombëtares, Etrit Berishën.

Pasi u goditë, Berisha nuk i ka kursyer ofendimet ndaj disa tifozëve të papërgjegjshëm./Indeksonline/