75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjest i ulët/Demin e ngordhur, pronari e hedh në pronë private

Një person i pandërgjegjshëm ka hedhur demin që i ka ngordhur në një pronë private.

Kështu shkruhet në një faqe në rrjetin social në Facebook, derisa në të njëjtit reagim thuhet se kanë kërkuar edhe nga Policia e Kosovës që të ketë patrulla më të shpeshta, pasi që kjo s’është hera e parë.

Ky është reagimi:

Së pari ndjejmë keqardhje për ngordhjen e mzatit,(Dem) por më shumë ndjejmë keqardhje për pronarin e tij,për shpirtin e tij jo human dhe i cili është i pandërgjegjshëm dhe e hudh në pronë private duke shkaktuar dëme të ndotjes së ambientit si dhe rrezikimin e shëndetit publik të banorëve të fshatit tonë.
Nuk është hera e parë që ndodhin këto raste,duke mos anashkaluar edhe raste e hudhjes së bërllogjeve në të njejtin vend,dhe e fundit po jo pak e rëndësishme vjedhja e drunjve.
Tashmë rastet janë duke u shqyrtuar nga Policia e Kosovës dhe kemi rënë në pajtim që të ketë patrulla të shpeshta të Policisë.!
Ftoj të gjithë qytetarët ti lajmërojnë këto raste dhe të gjithë ata që i hudhin le ti thirrin mendjes e ndërgjegjes.!

Nga sot janë vendosur edhe kamera nëpër malet e familjes Hajdaraj,male të cilat janë të dëmtuar tash e sa kohë.!
Nuk do të ketë më tolerime.!!!