75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Gjest patriotik/ Capital T bën shqiponjën me duar në Londër

Duke qenë ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, Capital T ka nisur turin jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi ka mbajtur disa koncerte brilante në Amerikë, teksa ka publikuar pamje nga atmosfera elektrizuese që ka sjellë me hitet e tij të mëdha, shkruan Indeksonline.

Capo, është edhe një patriot i madh, gjë të cilën e dëshmon shpesh me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Minuta me parë ndau dy imazhe në llogarinë e tij në Instagram, i shoqëruar nga një mik i tij.

Duke buzëqeshur në fytyrë Capo dhe ai pozuan duke bërë shqiponjën me duar midis Londrës./Indeksonline/