75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 09 Shtator 2025 / H F

Gjest shembullor në Drenas, zjarrëfikësit e nxjerrin një qen nga pusi

Një aksion human dhe për tu duartrokitur ka ndodhur paraditën e së martes në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ku njësia e Zjarrëfikesve ndërhyri me sukses për të shpëtuar një qen që kishte rënë aksidentalisht në një pus të thellë.

Reagimi i shpejtë i Zjarrëfikësve bëri që qeni të nxirrej gjallë dhe në gjendje të mirë, transmeton IndeksOnline.

Sigurisht, kjo ndërhyrje e ekipit të zjarrëfikësve është për lavdatë./IndeksOnline/