11:18 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjest shembullor, pastrohet ambienti i tërë Komunës së Suharekës

Komuna e Suharekës ka marrë një iniciativë shembullore. I tërë vendi është duke u pastruar në çdo skaj.

Në të gjitha rrugët po hiqen mbeturinat dhe tërë ky aktivitet nuk do të ndalet deri në fund.

Lajmin e ka dhënë i kreu komunal, Bali Muharremaj.

“Gradualisht në secilën pjesë po pastrohet hapësira publike në Komunën e Suharekës.

Vullneti për punë e angazhim që ambienti ynë të ketë trajtimin e duhur nuk do të mungojë”, shkruan kryetari në njoftim./Indeksonline/