19:35 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjest shembullor, polici në Gjakovë ndihmon të moshuarin të kaloj rrugën

Policia në Kosovë mbetet njëri  nga institucionet me të cilat krenohet populli i Kosovës.

Shërbimi dhe sjellja e policëve e bën këtë institucion të Kosovës si më të mirën në rajon, shkruan Indeksonline.

Një gjest shembullor dhe për të duartrokitur e ka bërë një polic i trafikut në Gjakovë. Një fotografi që ka arritur të siguroi Indeksonline, shihet se si polici ndihmon një person të kaloj rrugën.

Kjo nuk është hera e parë që një polic bën një gjest të tillë. Çdo ditë mund të hasësh polic që kryejnë këtë detyrë me nderë dhe përgjegjësi. /Indeksonline/