75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjestet e vogla romantike të cilat tregojnë se ekziston dashuria e vërtetë mes jush

Hulumtuesit kanë zbuluar se janë disa gjeste romantike të cilat i njerëzit i vlerësojnë më së shumti.

Studimi, i publikuar në ‘Journal of Social and Personal Relationships’ ka ekzaminuar mënyrën se si gjestet romantike mund ta bëjnë një person të ndihet.

Sipas shkencëtarëve, është e mundur që njerëzit të ndihen të dashuruar edhe me gjeste të thjeshta dhe të përditshme – pra nuk ka nevojë të jetë ndonjë gjest i madh.

Për këtë studim janë anketuar 496 të rritur në SHBA, të cilët iu janë përgjigjur 60 skenarëve.

Për secilin skenar pjesëmarrësit është dashur të përgjigjen se cili i bën të ndihet më së shumti i/e dashuruar.

Kjo ka mundësuar që shkencëtarët të vijnë në përfundim se njerëzve më shumë u pëlqejnë gjestet e vogla e të vërteta, sesa kur dikush u thotë “të dua” e gënjen.