Gjesti çon mesazh me këngën e Unikkatilit

Në një kohë kur po përballet me vështirësi rreth shpërndarjes digjitale të projekteve të tij muzikore, Gjesti ka zgjedhur të nisë ditën ndryshe. Në një video të ndarë me ndjekësit, ai shihet duke dëgjuar këngën “Vetëbesim” të Unikkatilit, një prej projekteve më të fuqishme të vitit 2004.
Kënga, që prej kohësh është kthyer në një himn motivues për shumë të rinj, prek tema të rënda si depresioni, ankthi dhe zhgënjimet që sjell jeta.
Por mes vargjeve të saj, Unikkatili jep mesazhin e qartë se forca për të ecur përpara gjendet tek vetja, edhe në momentet më të errëta.
Pikërisht këtë mesazh duket se Gjesti ka dashur të ndajë me publikun. “Pe nisim ditën me poetin” – është shprehur ai, duke folur me superlativ për liderin e TBA-së.
Në fund të videos, reperi ngre gishtin e mesit, një gjest që duket si sfidë e hapur ndaj atyre që, sipas tij, kanë probleme me të. Një reagim që përzien rebelimin me nevojën për forcë dhe vetëbesim në një moment të trazuar të karrierës së tij.
Ky moment e shfaq Gjestin jo vetëm si artist, por si njeri që kërkon frymëzim aty ku gjithmonë e ka gjetur – tek muzika dhe fjalët e Unikkatilit, që i flasin drejtpërdrejt shpirtit në kohë sfidash.