Gjesti fantastik i Leicester Cityt, ia falë yllin e saj Cardiffit në këmbim të Salas
Leicester City ka bërë një gjest tejet human. Skuadra e njohur angleze i ka ofruar rivalit nga Premierliga, Cardiff yllin e skuadrës, Islam Slimani.
Leicester i ka ofruar Slimanin pa asnjë kusht duke ia falur pas zhdukjes misterioze të Emiliano Salas. Slimani është falur për të mbuluar mungesën e sulmuesit argjentinas që nuk është gjetur që nga dita e hënë.
Cardiff ende nuk është deklaruar publikisht rreth kësaj oferte.
Slimani kishte ardhur si transfer i madh te Leicester dy vite më parë, por që nuk kishte arritur formë të lartë, për tu dërguar më pas në huazim te Fenerbahce./Indeksonline/