Gjesti fantastik i PSG, ofron bileta falas për zjarrëfikësit e Notre Dame
Paris Saint Germain do të përballet me Monacon në ndeshjen derbi të kësaj jave në Ligue 1. Pas krizës së javëve të fundit, PSG do të tentojë këndelljen në derbin ndaj rivalit të madh.
Por, lajm që ka bërë bujë në Francë ka qenë gjesti i kampionëve para kësaj ndeshje.
PSG ka ofruar 500 bileta falas për zjarrëfikësit që shuan zjarrin në Notre Dame të hënën e kaluar.
Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për PSG ngase me fitore eventuale e festojnë edhe titullin në kampionat./Indeksonline/
