75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / LB

Gjesti fantastik i Qëndrim Zybës, i çon ëmbëlsira punonjësve të Legia Warsawa: Ju bëftë mirë!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba bëri një lëvizje historike gjatë mini-afatit të janarit duke u larguar nga Ballkani drejt Legia Warsawa.

Lojtari kosovar sot bëri një gjest fantastik. Ai i çoi ëmbëlsira punonjësve te skuadra polake, shkruan LIG Sport.

Në një letër, ai shkroi në gjuhën shqipe: Ju bëftë mirë!

Ky gjest është pëlqyer shumë nga tifozët e skuadrës historike në Poloni.

Kujtojmë që Zyba është huazuar nga Ballkani te Legia, por kjo e fundit ka të drejt ta blejë kartonin e plotë të futbollistit në fund të këtij sezoni.