75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjesti human i fotografit kosovar, fotosesion pa pagesë për maturantët që s’i kanë mundësitë

Viteve të fundit në trend janë bërë fotosesionet që realizohen në festa e data të ndryshme të rëndësishme.

Por, jo të gjithë i kanë mundësitë t’i ruajnë kujtimet më të bukura përmes fotografive.

Prandaj për këtë ka menduar fotografi i ri kosovar, Gzim Sinani. Ai ka bërë një thirrje në adresë të të gjithë maturantëve që nuk i kanë mundësitë financiare për të realizuar fotografi në mbrëmjen e maturës, përcjellë Indeksonline.

Ky gjest i tij është përshëndetur edhe nga artisët kosovar. Është reperi Ledri Vula ai që ka shpërndarë postimin e fotografit të tij./Indeksonline/